Zhvillim
Shërbimi konsullor Online, rezultat konkret i Samitit të Diasporës
Sa i përket nismës mbi ofrimin e shërbimeve cilësore për Diasporën, ky premtim i Samitit të Diasporës, është jetësuar, pasi Ministria e Punëve të Jashtme sapo ka vënë në aplikim Shërbimin Konsullor Online
Rreth dy muaj pas mbajtjes së Samitit të pare të diasporës, organizatorët kanë filluar të bëjnë bilancin e rezultatave fillestare
“Ky organizim mbarëkombëtar, i cili mblodhi rreth 1054 shqiptarë nga 41 shtete të Botës, kishte një qëllim të caktuar, për të kuvenduar dhe diskutuar si dhe për të ngritur një urë të re bashkëpunimi ndërmjet diasporës shqiptare dhe Shtetit Amë, Shqipërisë.
Pjesëmarrja dhe interesi kaq i madh për këtë organizim dhe për një qasje të re bashkëpunimi na ka lumturuar, por njëkohësisht na ka bërë edhe më të përgjegjshëm ndaj asaj që do të vijojë pas këtij Samiti, ndërtimit të kësaj ure bashkëpunimi dhe jetësimit të një marrëdhënie të re. Menjëherë pas përfundimit të Samitit, Grupi i Punës duke vlerësuar diskutimet dhe propozimet tuaja, po vijon me nismat për të konkretizuar gradualisht detyrat e dala nga ky Samit”, thuhet në një korrespondencë të dërguar nga segmenti brenda Qeverisë së Shqipërisë, që ka bërë organizimin.
Në mesin e synimeve që i ka vënë vetes ky samit ishin ngritja e komunikimit ndërveprues ndërmjet Diasporës dhe Shtetit Amë; Përfshirja e Diasporës në proceset vendimmarrëse; Mbrojtja e promovimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore për Diasporën.
Sa i përket nismës mbi ofrimin e shërbimeve cilësore për Diasporën, ky premtim i Samitit të Diasporës, është jetësuar, pasi Ministria e Punëve të Jashtme sapo ka vënë në aplikim Shërbimin Konsullor Online, i cili ka të bëjë me lehtësimin e procedurave konsullore për shtetasit shqiptarë», thuhet në korrespendencën e organizatorëve me pjesëmarrësit e samitit.
Në këtë samit, në mesin e një numri të organizatave dhe individëve të diasporës është vlerësuar me «Shqiponjën e Artë» edhe platforma albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












