Në Cyrih mbahet festivali i kulturës së Indisë
Do të prezantohen këngë, valle nga India, parakalime mode të veshjeve indiane, specialitete të kuzhinës etj.
Nga e premtja, 26 gusht deri të dielën, holli i madh i Stacionit Kryesor Hekurudhor të Cyrihut do të shndërrohet në një arenë të madhe të kulturës së Indisë.
India India Summer Festival” është një festë e madhe, e cila këtë vit realizohet për herë të dytë nga shoqata “India-India”, pas suksesit të madh që shënoi vitin e kaluar. Rreth 200 mijë vizitorë kanë ndjekur programet e shumta që ishin përfshirë brenda festës së madhe në hapësirën prej 2000 metrash katrorë të sallës.
Edhe këtë vit pritet sukses i ngjashëm. Në stendat e shumta që do të vendosen në rrugicat e improvizuara vizitorët do të kenë rastin të shijojnë specialitetet e kuzhinës së Indisë. Punime të ndryshme dore, suvenire etj. do të jenë në dispozicion të blerësve të interesuar.
Ndërsa në skenën e madhe do të prezantohen këngë, valle, larushi tingujsh e ngjyrash nga India. Do të ketë edhe work-shope, parakalime mode të veshjeve indiane, ndërsa edhe “Bollywood-i” (industria indiane e filmit) do të ketë pjesën e tij të spektaklit.
Organizatorët thonë se publiku që ata synojnë është në radhë të parë ai i qytetit dhe kantonit të Cyrihut. Por, gjithsesi, festivali pritet të ngjallë kureshtjen e edhe të vizitorëve nga e gjithë Zvicra.
Festivali fillon të premten, më 26 qershor me një ceremoni festive në orën 18, ku do të paraqitet një potpuri vallesh nga India. Nga ora 20 do të prezantohet shou i madh i vallëzimeve ala-Bollywood.
Programe të ngjashme parashihen edhe për ditët tjera në vijim
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër Qirinjtë, gatimi dhe fishekzjarrët i bëjnë festat festive, por edhe më të rrezikshme, paralajmëron siguruesi zviceran... -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau










