Lajme
Kosova në Konferencën Botërore për mjedis
Në këtë Konferencë, Kosova po përfaqësohet nga “Let’s Do It Kosova”, kurse janë mbi 200 pjesëmarrës nga 67 shtete të botës
Në Konferencën Botërore për Mjedis “Clean World Conference 2017 – Connecting Heroes”, që po mbahet në Estoni, po merr pjesë edhe Kosova. Konferenca është e organizuar nga Lëvizja globale “Let’s Do It World”, raporton albinfo.ch.
Në këtë Konferencë, Kosova po përfaqësohet nga “Let’s Do It Kosova”. Pjesëmarrës në këtë konferencë janë mbi 200 pjesëmarrës nga 67 shtete të botës, të cilët për tre ditë do të shkëmbejnë informacione rreth aktiviteteve si dhe do të hartojnë strategjinë për organizimin e ditës së pastrimit të botës, e cila është caktuar më 8 shtator 2018.
Kosova po të përballet me probleme të mëdha të ndotjes së mjedisit, andaj mobilizimi i të gjithë akterëve dhe përfshirja e sa më shumë qytetarëve, do të ndikojë që ky problem të adresohet dhe zgjidhet.
Synimi është mobilizimi i mbi 100 mijë qytetarëve për Ditën e Pastrimit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën Zvicra mund të përballet me një rrezik serioz për mungesë karburanti, sidomos për avionët, nëse situata... -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten













