Lajme
“Die Weltwoche” nuk e kursen as Karin Keller-Sutter
Politikanja radikal-liberale sulmohet nga SVP-UDC
Revista “Die Weltwoche”, e cila është e afërt me SVP-UDC, në të njëjtin numër ku botoi një shkrim të ashpër ndaj kosovarëve në Zvicër, nuk e kurseu as këshitlltaren shtetërore aktuale të kantonit Sankt-Gallen, Karin Karin Keller-Sutter, duke e akuzuar atë për “abuzim të funksionit, favorizim, dhunim të ndarjes së pushteteve”.
Shtrohet pyetja se a ka të bëjë ky sulm në përgjigje të vlerësimit pozitiv që ia bënë asaj qytetarët zviceranë me botimin e sondazhit të së dieles së kaluar. Në fakt, Instituti «Demoscope » botoi sondazhin në «SonntagsBlick”, ku ndër 16 politikanët zviceranë, liberal-radikalja Karin Karin Keller-Sutter gëzonte mbështetjen më të lartë nga 1002 qytetarë zviceranë, të pyetur në këtë sondazh për sa i përket aftësive të politikanëve për menaxhimin e çështjeve të imigracionit.
Pas Karin Keller-Sutter radhitej këshilltarja federale socialiste, Simonetta Sommarugua, kurse kryetari i SVP-UDC, Toni Brunner, radhitej i fundit nga politikanët zviceranë, ose vetëm një vend më posht se mentori i tij politik, Christophe Blocher.
Vlen të shtohet se në sondazhin në fjalë SVP-UDC humbte mbi 4% të votave, respektivisht nga 28.9 (2007) ka rënë në 24.8%.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it Radhë sot në portalin jugor të Gotthard dhe në pika të tjera të rrjetit rrugor kombëtar... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet











