Integrimi
„Këto afishe janë të papranueshme“
Intervista e Ambasadorit Malaj dhënë gazetës prestigjioze «NZZ am Sonntag», 28 gusht 2011
NNZ am Sonntag: Brenda një kohe të shkurtër kosovarët kanë kryer dy vrasje dhe një sulm me thikë. Tani SVP del me afishen nën titullin „Kosovarët therin zviceranët“. Çka mendoni për këtë?
N.M.: Fillimisht po ju them se çfarë reagimesh marrim ne nga komuniteti kosovar. Ai është i shokuar dhe i prekur thellësisht nga këto akte kriminale. Por ata nuk mund të kuptojnë se si mund te gjykohet një grup i tërë etnik për shkak të rasteve të izoluara. Edhe unë i dënoj aktet në Pfäffikon dhe Interlaken. Por nuk duhen nxjerrë konkluzione për tërë diasporën. Këto reklama janë të papranueshme dhe të rrezikshme.
Deri ne ç`masë të rrezikshme?
Imagjinojeni çfarë reagimesh shkaktojnë lajmet e tilla tek kosovaëet e rinj që rriten këtu. Si duhet të ndihen ata si në shtëpi, kur janë të përballur gjithmonë me stereotipet negative ? Nga gjithsej 200 000 kosovarë në vend, shumë prej tyre janë qytetarë zviceranë. Me fushata të tilla, atyre u krijohet ndjenja që janë te përjashtuar. Për bashkëjetesën sociale në vend, një gjë e tillë është sigurisht e pafavorshme.
A keni reaguar tek SVP-ja?
Unë nuk dua t’i jap mësim SVP-së se çfarë duhet bërë. Mirëpo mendoj se ajo duhet te jete e vetëdijshme se çfarë shkakton me fushatat e tilla. Gjithashtu do të dëshiroja që, së paku një herë, SVP-ja te raportonte për shembujt pozitivë,që janë të shumtë. Mjafton të çojmë ndër mend futbollin, ku Xherdan Shaqiri luan një rol vendimtar.
Megjithatë: Sipas statistikave, kosovarët kryejnë më shumë vepra penale se sa zviceranët.
Krahasimet e tilla i konsideroj si pak të qëllimshme. Më duket problematike qe menjëherë të nxirren konkluzione në lidhje me kombësinë sapo një kosovar kryen një krim. Për mua është e qartë: kushdo qe kryen një krim, qoftë zviceran, kosovar apo norvegjez ai ka vendin në burg. Për më tepër, pjesa dërmuese e kosovarëve është më së miri e integruar. Vetëm një pakicë e vogël ka qëndrime negative dhe ajo përdoret për tendenca politike.
Arsyeja e vrasjes së gruas ne Pfäffikon për divorc a mos tregon se tek kosovarët mbizotërojnë rregulla që nuk e kanë vendin këtu?
Ky akt nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me vlerat thelbësore të kosovarëve. Një vrasje e tille dënohet edhe në Kosovë. Nuk mund të pranojmë assesi se krimet e tilla duartrokiten ne emër te „traditës“. Drama familjare ka në çdo shoqëri. Fatkeqësisht!
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj Depot e vetë-ruajtjes po përdoren gjithnjë e më shumë në Zvicrën frëngjishtfolëse, veçanërisht për shkak të... -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara











