Lajme
Austria: Beogradi të sqarojë raportet me Kosovën
Sipas nënkancelarit të Austrisë, Michael Spindelegger nga kjo do të varet kandidatura e Serbisë në Bashkimin Evropian
Nënkancelari i Austrisë, Michael Spindelegger i ka kërkuar Beogradit që të sqarojë raportet me Kosovën, pasi nga kjo varet kandidatura e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Spindelegger këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati me homologun e tij hungarez, Janosh Martonijem dhe shefin e diplomacisë italiane, Franco Frattini, tranmsetojnë mediet e Kosovës.
Ministri i Jashtëm austriak, njëherësh nënkacelar, ka përjashtuar cdo mundësi të ndarjes së veriut të Kosovës dhe bashkimit të kësaj pjese me Serbinë.
“Pavarësia e Kosovës dhe integriteti territorial i saj për ne është i pakthyeshëm dhe këtë e dinë mirë edhe miqtë tanë serbë”, ka nënvizuar Spindeleger.
Ai ka theksuar se Austria mbështet integrimin vec e vec të secilit vend të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. Më tej, Spindelegger i ka bërë apel Beogradit dhe Prishtinës që përmes dialogut nën patronazhin e BE-së të gjejnë zgjidhje për cështjen doganave.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër













