Lajme
Zbulohen hajnat më të mëdhenj të bankave në Austri
Banda e të arrestuarve në lidhje me plaçkitjet më të mëdha të historisë së krimit në Austri mban emra shqiptarë
Sukses tejet i madh i autoriteteve austriake: Policia kriminale e Vjenës, të enjten ka bërë të ditur se ka qartësuar serinë e plaçkitjeve më të mëdha në historinë e krimeve, të bankave austriake.
Që nga viti 2004 e deri më 2011, banda e akuzuar ka plaçkitur gjithsej 26 institute të hollash në Austri, ka deklaruar ministrja e Brendshme austriake, Johanna Mikl-Leitner, në një kofnerencë shtypi të mbajtur gjatë së enjtes.
Në kryeqytetin austriak ishin realizuar 24 plaëkitje, ndërsa banda e ashtuquajtur „Moneymaker“ kishte verpuar edhe nga një herë në Graz dhe në Neudorf të Vjenës. I akuzuari i parë, Nuri N. ishte arrestuar më 6 shkurt të këtij viti në Berlin të Gjermanisë dhe më 17 gusht, ai është ekstraduar në Austri.
Pesëmbëdhjetë bankat „e para“, tridhjetetrevjeçari i kishte plaçkitur me tridhjetekatërvjeçrin Vullnet H. Deri në vitin 2009. Vullneti kishte plaçkitur personalisht nëntë herë, derisa në një rast ai nuk arrestohet. Pas arrestimit të tij, Nuri N. Mbetet ende aktiv dhe bashkëpunon me disa bashkpunëtorë të tjerë, të cilët edhe më tej janë na arrati.
© albinfo.ch
Gjatë plaçkitjeve, ata kanë qenë të armatosur me armë zjarri. Se armët kanë qenë të vërteta, dëshmon një shembull i 20 shtatorit i vitit 2006 në ëien-Mariahilf. Pasi plaçkisin një bankë, një dëshmitar u vihet prapa me veturë dy plaçkitësve, ndërsa këta shtinë me armë zjarri në drejtim të tij, duke e huqur cakun. Për këtë arsye, Nuri N. Dhe Vullnet H. Do të përgjigjen edhe për veprën penale „përpjekje për vrasje“.
Gjatë serisë së tyre plaçkitëse, autorët kanë pasur në shënjestër filialet e “Erste Bank” dhe kanë qenë të specializuar për to. “Për shkak të emrit, ata kanë menduar se bëhet fjalë për bankën më të madhe”, deklaron Robert Klug nga policia austriake.
Nga „malli“ i plaçkitësve nuk duket asnjë gjurmë. Shumicën e të hollave, autorët e kanë shpenzuar nëpër bordele dhe sallone të lojërave të fatit, por edhe për konsumim të lëndëve narkotike, ka vazhduar më tej Klug. Lidhur me sumën e parave të plaçkitura, ai nuk ka dashur të prononcohet publikisht.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











