Lajme
Serbia pa Kosovën në BE
Serbia - ose mund t’i bashkohet BE-së pa Kosovën, ose nuk do t’i bashkohet BE-së pa Kosovën", shkruan The Economist
E përjavshmja britanike Economist, ka shkruar se Angela Merkel, kancerlarja e Gjermanisë, sapo e ka fundosur anijen e politikës së jashtme të Serbisë.
Në një editorial të saj thuhet se Serbisë po i ecte gjithçka mirë në rrugën drejt BE-së, derisa Merkel i tha Tadiqit se nëse donte BE-në duhej të shpërbënte strukturata paralele në veri.
Economist, shkruan se deklaratat e saj e shokuan Brukselin që po përgatitjet t’ia jepte Serbisë statusin e vendit kandidat. “Është aq keq sa edhe duket”, ka thënë një diplomat evropian. Gazeta paralajmëron se nëse qeveria aktuale nuk ndryshon qëndrim ka gjasa që fituesit më të mëdhenjtë të jenë partitë nacionaliste, gjë që nuk e dëshiron BE-ja.”Zonja Merkel e bëri një gjë shumë të qartë. Në realitet, Serbia – që edhe ashtu e ka vetëm një vend të vogël për këmbën e saj në Kosovë – ose mund t’i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën, ose nuk do t’i bashkohet Bashkimit Evropian pa Kosovën”, shkruan në Economist.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër












