Lajme
Serbët reagojnë për marrëveshjen për vulat
"Serbët në veri nuk do të pranojnë doganierët shqiptarë", ka theksuar Udhëheqësi i institucioneve serbe në veri, Radenko Nedelkoviq
Marrëveshja e Brukselit për vulat doganore të Kosovës ka shkaktuar reagime kontradiktore te serbët. Opozita e cilëson këtë vendim si një hap tjetër të Beogradit drejt humbjes përfundimtare të Kosovës.
Përfaqësuesit e partive në pushtet e kanë mbështetur marrëveshjen e arritur në Bruksel me shpjegimin se edhe më tej respekton integritetin territorial të Serbisë. Por ndryshe mendojnë përfaqësuesit e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës. Ata thonë se “do të vazhdojnë luftën që ky vendim të mos futet kurrë në fuqi”, në pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Udhëheqësi i institucioneve serbe në veri të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka deklaruar se vendimi i Beogradit duhet të kuptohet në kontekstin e përpjekjeve për afrim me BE-në. “Serbët në veri nuk do të pranojnë doganierët shqiptarë”, ka theksuar ai.
Njëjtë janë shprehur edhe përfaqësuesit e komunave serbe në Leposaviq dhe Zubin Potok. Kryetari i komunës paralele serbe në Zubin Potok, Sllavisha Ristiq ka deklaruar se “ky është edhe një mashtrim tjetër i Beogradit”, sepse njohja e këtyre vulave do të thotë “vulë e dorëzimit të Kosovës”.
Ish shefi i delegacionit serb në negociatat e Vjenës, Sllobodan Samarxhiq nga Partia Demokratike Serbe e Vojisllav Koshtunicës, ka thënëa se “delegaconi serb ka kapitulluar në Bruksel”.
Kryetari i liberalëve Çedomir Jovanoviq mendon ndryshe. Ai ka vlerësuar se vendimi për njohjen e vulave ka kuptim, vetëm në qoftë se përfundimisht vendoset një pikë në politikë e gabuar serbe ndaj Kosovës.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër












