Lajme
Shqiptarët në Luginën e Preshevës do ta bojktojnë regjistrimin
Shqiptarët në Luginën e Preshevës do të bojktojnë regjistrimin e popullsisë që do të zhvillohet më 1 tetor në Serbi
Këtë vendim e ka marrë Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në mbledhjen e mbajtur në Preshevë.
“Pas analizës përbajtësore të aktiviteteve të zhvilluara nga enti republikan për statistikë, në procesin e regjistrimit të popullsisë, Kuvvendi, fton qytetarët shqiptarë në bojkotimin e regjistrimti të popullsisë që do të mbahet në tetor të vitit 2011”, thuhet në vendim, raportonjnë mediet në Preshevë.
Këshilltarët shqiptarë vlerësuan mosekzistimin e formularëve në gjuhën shqipe, që cënon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare, moskrijimin e kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar më 1999, largimin në masë të popullatës që nga viti 1999 për shkaqe pasigurie, etj.
Gjithashtu u vlerësuan edhe pengesat në paisjen e qytetarëve me dokumentacion personal, veçanarisht problemet në rregullimin e venbanimeve, centralizimi i i metodës së zgjedhjes së instruktorëve dhe regjistruesve, paisjen e refugjatëve serb dhe rom nga Kosova, Kroacia e Bosna me dokumentacion vendbanimi, etj. Kjo sipas Këshillit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës rrezikon ndryshimin artificial të strukturës demografike në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Këshilltarët shqiptarë morën vendim për mbajtjen e një proteste më 13 shtator në Bujanoc për arsimin shqip në Luginë, dhe më pas protestë më 21 shtator në Preshevë, për shkak situatës dhe politikës diskriminuese nga qeveria e Sërbisë
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












