Lajme
FSK, ceremoni lamtumirëse për komandantin e KFOR-it, Byhler
Gjenerali Erhard Byhler i dëshiroi FSK-së të vazhdojë me përkushtim dhe krenari që të kontribuojë për popullin e Kosovës
Forca e Sigurisë së Kosovës, ka organiuzuar një ceremoni ushtarake-lamtumirëse, për kryerjen e detyrës së komandantit të KFOR-it, gjeneralmajorit Erhard Byhler dhe largimit të tij nga Kosova.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka falënderuar Byhlerin për angazhimin dhe kontributin e tij në bashkëpunimin dhe koordinimin për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së FSK-së.
Sipas njoftimit edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi ka deklaruar se misioni i gjeneralit Byhler në krye të KFOR-it në Kosovë ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm.
Ai ka vlerësuar se Byhleri, ka lënë pas një FSK të vetë-qëndrueshme me aftësi dhe me kapacitete për të përmbushur misionin për të siguruar popullin dhe shtetin e Kosovës.
Ndërsa, komandanti i KFOR-it në largim, gjeneral major Erhard Byhler i dëshiroi FSK-së të vazhdojë me përkushtim dhe krenari që të kontribuojë për popullin e Kosovës.
Sipas tij KFOR-i do të vazhdojë të mbështesë FSK-në në rrugën drejt ndërtimit të një force moderne, funksionale dhe shumetnike, e cila do të kontribuojë për një Ballkan të sigurt dhe stabil.
Ministri Çeku me motivacion për kontributin dhe angazhimin e dhënë në ruajtjen e paqes në Kosovë, krijimin e një ambienti të sigurt dhe mbështetjen e vazhdueshme Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka ndarë medaljen “Shërbim i shquar”, gjeneralit Erhard Byhler, medaljen “Shërbim meritor” zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Marko Serronha dhe shefit të MCA-së, gjeneral brigade Enriko Spagnoli.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












