Lajme
Feith flet për “Ahtisaari Plus”
Ai ka propozuar që pjesa veriore e Kosovës të marrë një status autonomie të ngjashëm me atë që ka Katalonia në Spanjë.
Modeli më i ri për një zgjidhje afatgjate në Kosovë është “Ahtisaari Plus”, ka deklaruar shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith. Madje ai ka propozuar që pjesa veriore e Kosovës të marrë një status autonomie të ngjashëm me atë që ka Katalonia në Spanjë.
“Në Spanjë keni Kataloninë, për shembull – ajo është pjesë e Spanjës, por janë shumë autonomë”, ka thënë Feith në një deklarim për EUobserver.com.
Ai thuhet të ketë refuzuar të jape më shumë detaje rreth asaj se sa shumë përtej modelit të Ahtisaarit janë të vullneteshëm të shkojnë sponsoruesit e Zyrës Civile, Ndërkombëtare, kashkruar EUobserver.com.
Sipas Kohës Ditore, Feith citohet të ketë thënë edhe se situata e re e krijuar në veri dhe vrasja e policit kosovar, Enver Zymberi, atje, mund të shfrytëzohen edhe si rast për ndryshime.
“Ajo ishte shkundje e drurit, dhe ndoshta diçka e mirë mund të dalë prej saj”, ka thënë Feith, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Prishtinës për të dërguar njësitet speciale të policisë në veri, më 25 korrik.
“Nuk ka fort gjasa që t’i kthehemi situatës që ishte më parë. Diçka ka ndryshuar përgjithmonë”, ka theksuar ai.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë për Kohën Ditore se Pakoja u garanton serbëve “të drejta të mjaftueshme dhe mundësi për të ruajtur identitetin nacional, e tjerë”. Sipas Kuçit, veriu ka nevojë për rend dhe ligj.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë Familjet zvicerane do të paguanin taksa më të larta nëse përpjekja e SVP-së për të kufizuar... -
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit












