Lajme
Autostrada ndërtohet pa probleme, sipas planit
Për të mundësuar vazhdimin e punimeve, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti i këtij viti, rreth 250 milion euro
Punimet rreth ndërtimin e autostradës Vermicë- Merdarë, janë duke shkuar sipas planit të paraparë nga kompania ndërtuese ” Bechtel&Enka”, kanë deklaruar autoritetet kompetente.
Punimet e ndërtimit të kësaj autostrade kanë filluar në fund të maj të vitit të kaluar, dhe që nga atëherë nuk ka pasur ndonjë problem rreth realizimit të këtij projekti, ka bërë të ditur Lah Nitaj, këshilltar i lartë në Ministrinë e Infrastrukturës.
Edhe Ela Ruqi, zëdhënëse në kompaninë amerikano- turke ” Bechtel& Enka”, ka theksuar për radion Evropa e lirë se punimet janë duke shkuar sipas planifikimeve.
Sipas saj, 38 kilometrat e para të autostradës do të lëshohen për qarkullim në muajin tetor.
Jo rrallë herë, ky projekt është kritikuar nga përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, për koston financiare dhe mënyrën e mbikëqyrjes se ndërtimit të kësaj autostrade.
Sipas tyre, qeveria nuk ka bërë publik çmimin përfundimtar të autostradës, duke krijuar hapësirë të keqpërdoret paraja publike, raporton Evropa e lirë.
Por, Lah Nitaj, nga Ministria e Infrastrukturës, ka thënë se qeveria vazhdimisht ka qenë transparente.
Për të mundësuar vazhdimin e punimeve, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti i këtij viti, rreth 250 milion euro.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












