Lajme
Jahjaga: Sulmet e 11 shtatorit nuk duhet lejuar të ndodhin kurrë më
Sulmi i shëmtuar i 11 shtatorit të shërbejë si kujtesë e përhershme për njerëzimin se një gjë e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë kurrë më
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë me rastin e 10-vjetorit të sulmeve terroriste në SHBA, se terrorizmi është rreziku më i madh dhe më serioz për shoqërinë njerëzore sot dhe se askush nuk mund të injorojë ose të qëndrojë indiferent ndaj këtij kërcënimi.
“Dhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork dhe mbi Pentagon në Uashington, të cilat tronditën botën e civilizuar, është shumë e qartë për të gjitha forcat përparimtare në gjithë rruzullin, se terrorizmi është rreziku më i madh dhe më serioz për shoqërinë njerëzore sot dhe askush nuk mund të injorojë ose të qëndrojë indiferent ndaj këtij kërcënimi”, thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.
Ajo ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me familjarët e viktimave, ndërsa ka porositur se sulmi i shëmtuar i 11 shtatorit duhet të shërbejë si kujtesë e përhershme për gjithë njerëzimin se një gjë e tillë nuk duhet lejuar të ndodhë më kurrë.
“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, duke e ndjerë në çdo hap përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA-ve, janë të përkushtuara për një shoqëri njerëzore ku nuk do të ketë më asnjëherë vend për terrorizmin dhe marrjen e jetëve të pafajshme dhe janë të palëkundura për të punuar fuqishëm për një botë më të mirë”, përfundon deklarata.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga














