Lajme
Shpresa vetëm në qymyr
Prodhimi i energjisë në Kosovë do të bazohet krejtësisht nga qymyri, që është kundër standardeve të BE-së.
Ministri Besim Beqaj ka deklaruar se energjia alternative ka kosto pesëfish më të lartë dhe se mungojnë burimet. Nuk ka ujë të mjaftueshëm, e as erë. Ndërkaq, ekzistojnë më se 12 miliardë tonë qymyr, që garanton rrymë për 40 vjet, shkruan Express.
Pavarësisht standardeve që kërkon BE-ja për energji alternative, Qeveria e Kosovës të ardhmen energjetike të vendit e sheh krejtësisht të bazuar në qymyr.
Arsyetimi është se mungojnë kapacitetet për energji të ripërtërishme dhe për shkak se prodhimi i saj ka kosto shumë të lartë, që detyrimisht do ta rriste edhe çmimin e tarifave.
Nga shoqëria civile një konkludim i tillë nuk mund të jetë i saktë, përderisa deri sot nuk është bërë asnjë hulumtim, i cili do të sqaronte se sa ka kapacitete Kosova për prodhim të energjisë nga uji apo era.Për me tepër, deputetet kanë kërkuar sqarime se pse nuk po u krijohen kushte më të favorshme investitorëve që duan të investojnë në prodhimin e energjisë nga burimet alternative.
Ministri Beqaj ka thënë se sa i përket kësaj, Qeveria vetëm është duke e zbatuar Strategjinë e Energjisë për periudhën 2009-2018.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”












