Lajme
Pagat më të vogla, në Shqipëri e Kosovë
Pagat minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë: Slloveni 805 euro, Kroacia 433 euro, Mali i Zi 288 euro, Serbia 250 euro, Maqedonia 231 euro dhe Shqipëria 155 euro
Pagat minimale në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë të jenë shumë të vogla, madje më të voglat në Ballkan për t’u mos u krahasuar me vendet tjera evropiane.
Në Shqipëri paga minimale është 155 euro, derisa në Kosovë janë në fuqi dy lloj pagash minimale: Deri në moshën 35 vjet lejohet që paga minimale të jetë 130 euro, ndërsa mbi këtë moshë të mos jetë nën 170 euro, raporton albinfo.ch.
Sipas EUROSTAT-it, paga minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë: Sllovenia 805 euro, Kroacia 433 euro, Mali i Zi 288 euro, Serbia 250 euro, Maqedonia 231 euro dhe Shqipëria 155 euro.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) Haxhi Arifi, ka konfirmuar për televizionin publik se ka filluar puna për e harmonizimin e pagës minimale. “Ne nuk do të heqim dorë sepse këtë e kemi kërkuar edhe më herët. Sepse në Kosovë nuk kemi paga të kënaqshme sidomos në sektorin privat”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













