Lajme
Babai dyshon në vetëvrasjen e Dafinës: Angazhon një ekspert zviceran
Për të hequr dyshimet që po e mundojnë, babai i Dafinës ka autorizuar një profesor të shquar të mjekësisë ligjore nga Zvicra që të hetojë rrethanat e vdekjes së të bijës
Në natën e 17 shkurtit të vitit 2016 ishte gjetur e vdekur në një banesë në Prishtinë Dafina Zhubi, 35 vjeçare me vendbanim në Bernë, Zvicër. Fakti se vdekja ka ndodhur në banesën e mikut të saj, te i cili ajo banonte gjatë qëndrimit në Prishtinë, ka bërë që ai të arrestohej dhe të mbahej në burg si i dyshuar për vrasjen. Pas gjashtë muajsh ai është liruar nga burgu, pasi që hetimet kanë ardhur në përfundimin se Dafina është vetëvrarë.
Por familjarët e Dafinës nuk pajtohen me këtë qëndrim, thuhet në një artikull të gjatë të gazetës 20minuten të shkruar nga gazetarja shqiptare Qëndresa Llugiqi. Ata thonë se vajza e tyre nuk ka treguar kurrfarë shenjash që do të bënin të dyshoje për vetëvrasje. Ajo ishte një person shumë pozitiv dhe që e donte jetën, thotë motra e saj.
Për të hequr dyshimet që po e mundojnë, babai i Dafinës ka autorizuar një profesor të shquar të mjekësisë ligjore nga Zvicra që të hetojë rrethanat e vdekjes së të bijës, transmeton albinfo.ch. Gjetjet e tij të deritashme tregojnë se teza për vetëvrasje nuk mbështet sa duhet në fakte. Babai i Dafinës ka deklaruar për gazetën se do të pranojë konstatimin e mjekut ligjor nga Zvicra, cilido që të jetë ai. Por, ai këmbëngul se vajza e tij nuk ka mundur të bënte vetëvrasje prandaj shpreh mospajtimin e tij me autoritetet kosovare që e kanë liruar mikun e saj nga burgu dhe dyshimet për vrasje. Ai dhe familja janë të bindur se personi në fjalë ka një lidhje me vdekjen e vajzës,
“Ose ai e ka qëlluar vetë me armë ose e ka porositur dikë tjetër që ta kryejë vrasjen”, thotë ai, përcjell albinfo.ch. Madje ai dyshon edhe në korruptimin e autoriteteve kosovare të ndjekjes. “Ne kemi dyshime se i akuzuari ka korruptuar prokurorinë ose se ka raporte të mira me autoritetet”, thotë ai.
Bindjen se Dafina nuk ka bërë vetëvrasje por është vrarë, avokati i familjes e argumenton me atë se në duart e saj dhe as të të dyshuarit nuk janë gjetur fare gjurmë të përdorimit të armës. Këto gjurmë duhej të ekzistonin patjetër, sikur ajo të kishte kryer vetëvrasje, thotë avokati Avni Rudari.
Ndërkaq, i dyshuari është liruar nga vuajtja e burgut dhe i është shqiptuar masa e paraqitjes periodike në polici. Por familjarët dhe avokati besojnë se hetimet ndaj tij në fakt janë përmbyllur, gjë që sipas tyre nuk është e drejtë. Megjithatë, gazeta shkruan, djuke iu referuar portalit “Insajderi” se kryeprokurori i Kosovës Aleksandër Lumezi ka shprehur dyshime se në këtë rast nuk bëhet fjalë për vetëvrasje por ka elemente që të çojnë te dyshimi për vepër penale të vrasjes.
E gjithë ajo që dëshiron familja e viktimës është sqarimi përfundimtar i rrethanave të vdekjes së Dafinës, trasnemton albinfo.ch. “Ne nuk duam asgjë më shumë se sa të mësojmë të vërtetën dhe që Dafina të mund të prehet në paqe”.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut po krijon më shumë vende në shkollat e mjekësisë Këshilli kantonal votoi në favor të kredisë prej 25 milionë frangash për projektin "Med500+" me 174... -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” -
Një vit rritjeje për hostele në vitin 2025 -
Peticion për vagona të qetë në trena -
Rreziqet më të mëdha për banorët e Zvicrës në vitin 2026













