Lajme
Kërkohet mbështetje për prodhimet e vendit
Aleanca Kosovare e Bizneseve do të organizoi “Javën e Biznesit Kosovar”, me ç’rast do të promovohen produktet vendore
Komuniteti i biznesit edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që vazhdojnë të konsumojnë produktet vendëse, sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e vendit.
Drejtuesit e AKB-së, kanë shpalosur agjendën e “Javës së Biznesit Kosovar”, e cila pritet të hapet me 26 shtator, ndërsa do të përfundoj me 1 tetor.
Slogani i këtij organizimi edhe këtë herë është “Unë konsumoj prodhime vendore. Po Ju?”.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se kjo javë kërkon mbështetjen e gjithsecilit, duke shtuar se ekonomia e vendit, pas vendosjes së masave të reciprocitetit njohu një rritje të mirë. Por heqjen e këtyre masave, Shahini thotë që bizneset e Kosovës gjenden sërish në udhëkryq.
Sipas tij, është vitale që qytetarët e Republikës së Kosovës të tregohen të matur në përzgjedhjen e produkteve, sepse siç ka thënë ai me konsumimin e produkteve vendore ndihmohet edhe buxheti i Kosovës.
Nga ana tjetër zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përkrahur biznesin vendës, në mënyrë që të krijoj një bazament të fort për zhvillimin ekonomik të vendit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













