Lajme
Thellohet bashkëpunimi me EUROSTAT-in
Kosova, si vendet anëtare të BE-së dhe shtetet potenciale për anëtarësim në BE, i dërgon të dhënat statistikore në Eurostat
Enti i Statistikës së Kosovës me thellimin e bashkë punimit me Eurostat-in dhe sidomos në aplikimin e standardeve evropiane dhe botërore të statistikave, tash e tutje Kosova, njëjtë si vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve potenciale për anëtarësim në BE, i dërgon të dhënat statistikore në Eurostat, duke i respektuar të gjitha rekomandimet për transmetimin e statistikave zyrtare.
“Eurostat-i , pas grumbullimit të tyre, ato i publikon në ueb faqen e tij. Meqë është një vëllim shumë i madh i të dhënave, “Eurostat-i” ka menduar të krijojë rrjetin, që quhet “mbështetje përdoruesve” të statistikave të “Eurostat”-it, për të gjitha shtetet e BE-së dhe shtetet potenciale për anëtarësim”, thuhet në komunikatë n e ESK-së .
Sipas komunikatë me këtë rast, zyrtarët përgjegjës të Entit të Statistikës të Kosovës, duke i promovuar statistikat e “Eurostat-it”, njëkohësisht i promovojnë edhe statistikat e Kosovës.
“Zyrtarët e Teknologjisë Informative në ESK, në bashkëpunim me “Eurostat-in”, kanë krijuar një link, në ueb faqen e “Eurostat”-it, në të cilën qytetarët e BE-së mund të kyçen, duke klikuar mbi flamurin e Republikës së Kosovës për të kërkuar të dhënat e nevojshme që i disponojnë “Eurostat-i” dhe ESK-ja. Të dhënat gjenden në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze”, thuhet ndër të tjera në komunikatë .
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër Një shofer 73-vjeçar ka shkaktuar bllokim të trafikut në kantonin Solothurn pasi injoroi ndalimin për automjetet... -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë














