Lajme
Shoqata “Nëna Terezë” ndihmon riintegrimin e të kthyerve nga Austria
SHHBK "Nëna Terezë” në bashkëpunim me organizatën “Caritas Austria”, janë duke zbatuar projektin “Back Home and now what” (Kthimi në shtëpi), në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë
Shoqata Humanitare Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” në bashkëpunim me organizatën “Caritas Austria”, janë duke zbatuar projektin “Back Home and now what” (Kthimi në shtëpi), me të cilin synojnë t’i riatdhesojnë dhe riintegrojnë kosovarët që kanë kërkuar azil në Austri gjatë valës së migrimit në vitin 2014 dhe në 2015.
Siç thuhet në një njoftim për media, qëllimi i këtij projekti është që të kontribuojë në uljen e presionit migrues në Kosovë dhe të kujdeset për ri-integrimin e popullatës së Kosovës, përmes krijimit të aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike dhe rritjes së mirëqenies sociale tek 100 personat e kthyer dhe 20 familjeve të rrezikuara sociale.
Zonat e synuara për riintegrim janë ato të cilat janë prekur, siç thuhet, më shumë nga vala e emigrimit në fund të vitit 2014 dhe fillimit të vitit 2015, Mitrovica, Gjilani, Ferizaj dhe Prishtina.
Drejtori i Shoqatës “Nëna Terezë”, Zef Shala tha se tashmë është dhuruar granti i 66- të nga, i cili janë duke u ofruar këshillime dhe trajnime plotësuese për mbarëvajtjen e grandeve, e njëkohësisht punëtorët social, sipas tij, janë duke monitoruar dhe progresin e tyre gjatë gjithë kohës.
“Përveç grandeve për vetëpunësim, projekti mundëson edhe edukim profesional për të kthyerit, andaj momentalisht 54 përfituesit janë duke vijuar kursin profesional në Qendrat Profesional në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë, dhe më tej do të përkrahen me subvencionim të pagave në kompani të ndryshme prodhuese”, deklaroi Shala.
Gjithashtu, sipas njoftimit të SHHB “Nëna Terezë” janë nënshkruar 19 Marrëveshje Mirëkuptimi më 19 Komuna të Kosovës.
SHHBK Nënë Tereza (NT) është organizatë joqeveritare e themeluar që nga viti 1990, dhe njëtrajtshëm punon për zbutjen e varfërisë që nga rrënjët e saj. Pjesë jetike e përpjekjeve të vazhdueshme e kësaj organizate janë projektet për të përmirësuar kushtet themelore të jetesës, siguruar mundësi në qasjes në kujdesin cilësor shëndetësor, edukim dhe ofrim të mundësive socio-ekonomike për të gjithë njerëzit në nevojë.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15













