Lajme
Keqpërdoret reciprociteti
Masat e reciprocitetit të vëna nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të importuara nga Serbia ndikuan në shtrenjtimin e artikujve në gusht
Enti i Statistikave të Kosovës nëpërmjet një raporti ka bërë të ditur se çmimet e artikujve kryesisht atyre ushqimorë shënuan ngritje prej 0.1 për qind në gusht krahasuar me korrikun e sivjetmë.
Një litër vaj ushqimor është shtrenjtuar për 5 deri në 10 centë. Në korrik një litër i këtij produkti është shitur me çmimin prej 1.62 euro, ndërkohë sipas të dhënave e njëjta sasi e vajit për ushqim në gusht ka kushtuar 1.65 euro.
Ngritje e çmimeve vërehet tek mishi për 0.6 për qind. Një kilogram mish viçi në korrik është shitur për 6.60 euro, ndërkohë që në gusht çmimi është ngritur në 6.71 euro. Qumështi, djathi, vezët, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet dhe rryma, gazi dhe lëndë djegëse të tjera, përfshirë edhe drutë, janë artikujt e tjerë që kanë shënuar shtrenjtim gjatë periudhës së masave të reciprocitetit, shkruan Koha Ditore.
Pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe nga perimet kanë shënuar shtrenjtim prej 2.4 për qind, ndonëse nuk ka të dhëna të detajuara në raportin e Entit të Statistikave për këta artikuj.
Një pako me vezë prej 30 copëve nga 2.54 euro sa shitej në korrik është shtrenjtuar në 2.94 euro në gusht.
Rënie e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për vetëm 1.3 për qind. Ndonëse çmimi i bukës ka mbetur i njëjtë me atë të korrikut, mielli është liruar vetëm për 2 centë. Një kilogram miell në korrik mund të blihej për 0.49 euro, ndërkohë, pas sezonit të korre-shirjeve ky produkt nuk shënoi lirimin e pritur.
Ndonëse Kosova, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, e ka siguruar pjesën dërmuese të sasisë së nevojshme të grurit, çmimi i këtij produkti gjatë muajit gusht ka qenë 0.47 centë.
Edhe pemët dhe perimet kanë zbritje të lehtë karshi muajve paraprak. Për dallim nga korriku, në gusht pemët dhe perimet kanë kushtuar për afro 3 për qind më lirë.
Nafta dhe derivatet e tjera që përdoren për mjete të transportit u shtrenjtuan për 11.9 për qind. Asokohe një litër naftë mund të blihej për 1.09 euro, derisa në gushtin e sivjetshëm e njëjta sasi është shtrenjtuar për 0.16 euro.
Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat u shtrenjtuan për 19.6 për qind. Për dallim nga gushti i vitit 2010, kur një kilogram sheqer shitej për 0.75 euro, në gushtin e këtij viti e njëjta sasi e sheqerit ka kushtuar 1.01 euro.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












