Lajme
Nuk kanë partner të flasin për veriun?
Zyrtarët e Kosovës nuk shohin njeri që i shkon fjala në veriun e banuar me serbë e të cilin do ta konsideronte partner për të biseduar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë pjesë.
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka thënë se në këtë pjesë nuk ka njerëz me të cilët mund të flitet.
Qeveria i sheh si ilegalë përfaqësuesit e veriut të Mitrovicës dhe të Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që kanë marrë pushtet nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka organizuar në Kosovë.
“Ata nuk mund të jenë partnerë”, ka thënë ministri Rexhepi, shkruan “Koha Ditore”.
Qeveria ka kundërshtuar mundësinë që të ketë një dialog politik, apo që për veriun të ketë aranzhmane ndryshe nga ajo që parasheh Pakoja e Ahtisaarit.
Sipas kësaj gazete zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Qeveria nuk do të përpiqet të gjejë zgjidhje për këto tema as me Serbinë e as me përfaqësuesit ilegalë të serbëve të veriut.
Me përfaqësuesit që Kosova i konsideron ilegalë dialogojnë KFOR-i dhe EULEX-i.
Po kështu, për temat që trajtohen në Bruksel edhe përfaqësuesit e Serbisë në dialog me Kosovën zhvillojnë konsulta me kryetarët ilegal të komunave të veriut.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














