Lajme
UBT dhe Universiteti zviceran “HEPIA”, mundësi bashkëpunimi
UBT dhe Universitetin “HEPIA” në të ardhmen pritet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të sfatit akademik dhe këmbimit të përvojave hulumtuese
Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë dhe Universitetin “HEPIA” në Gjenevë të Zvicrës në të ardhmen pritet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim të sfatit akademik dhe këmbimit të përvojave hulumtuese laboratorike. Kështu thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga zyra për informim e UBT-së.
Sipas të njëjtit njoftim, dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, prof. Muhamet Ahmeti ka vizituar Universitetin “HEPIA”, në Gjenevë të Zvicrës, me ç’rast u takua me përgjegjësin e Fakultetit të Ndërtimtarisë, Pierre Andre Dupraz. Vizita u ndërmjetësua nga presidenti i Shoqatës Franko-Shqiptare, Tahir Shabani.
“Gjatë këtij takimi, përgjegjësit e universitetit zviceran e njoftuan dekanin Ahmeti me programet aktuale të universitetit të tyre, me formën e studimeve, që zhvillohen në kuadër të fakultetit të Arkitekturës, të Ndërtimtarisë dhe të Ambientit në këtë universitet etj, si dhe e shfaqën gatishmërinë e tyre për arritur një bashkëpunim ndëruniversitar, që do konkretizohet edhe me një memorandum bashkëpunimi”, thhet në njoftim.
Ky memorandum, sipas UBT-së, ka për qëllim shkëmbimin e stafit akademik dhe të përvojave në punët hulumtuese në laboratorë, në praktika dhe në vizita studimore të përbashkëta me studentët e të dy institucioneve, si dhe me pjesëmarrje të përbashkët në projektet e përbashkëta, të financuara nga bashkësia evropiane.
Krahas kësaj, Ahmeti u takua edhe me përgjegjësit e laboratorit të hidrologjisë dhe të laboratorit të materialeve ndërtimore dhe betonit, të cilët e informuan atë në mënyrë të detajuar me aparaturën dhe eksperimentet që zhvillohen në këta laboratorë, punimet hulumtuese, si dhe me projektet që janë zhvilluar në kuadër të tyre.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës Dogana gjermane sekuestroi 17 kuti kartoni nga Zvicra ... -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit












