Lajme
Në Shqipëri nis zyrtarisht regjistrimi i popullsisë
Regjistrimi i popullsisë ka nisur zyrtarisht në të gjithë Shqipërinë, ku rreth 12 mijë anketues të trajnuar nga Instituti i Statistikave, do t’i vizitojnë familjet në të gjitha zonat e vendit dhe do ta bëjnë mbledhjen e të dhënave.
Gjatë procesit të regjistrimit, i cili do të zgjasë deri më 21 tetor, shtetasit rezidentë në Shqipëri duhet të plotësojnë 40 pyetjet e pyetësorit, prej 32 faqesh.
Një familjar mund të përgjigjet dhe për të tjerët nëse ata nuk ndodhen në shtëpi.
Pyetjet janë të ndara në dy kategori. Pyetjet e para, që kanë të bëjnë me detyrim përgjigjeje, lidhen me identitetin e qytetarit, të dhënat mbi ndërtesën apo banesën e tyre, ndërsa pyetjet e dyta kanë të bëjnë me përkatësinë etnike e fetare, janë me dëshirë dhe nëse 5 për qind e shqiptarëve refuzojnë t’i përgjigjen, nuk mund të merren në konsideratë dhe si rrjedhojë nuk përfshihen në rezultatin final.
Procesi i regjistrimit, i cili llogaritet i 11-ti pas shpalljes së pavarësisë, do të kushtojë 14 milionë euro.
Rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë pritet të publikohen në nëntor, ndërsa ato përfundimtare vitin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
SHBA
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së -
Gjermani
Talenti nga Kosova, Lisian Thaçi, i bashkohet Bayern Munich -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












