Lajme
Aleanca Kuq e Zi: Mos e prekni abetaren
Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të hetojë marrëveshjen e qeverisë me diplomacinë serbe për ndryshimin e abetares
Nëpërmjet një komunikate, Aleanca Kuq e Zi i bashkohet revoltës së qindra shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë, të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjet heqjes së simboleve kombëtare shqiptare.
Pak ditë më parë qeveria dhe shteti shqiptar ka pajisur me abetare shkollat shqiptare në jug të sërbise, përkatësisht Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Të njëmijë abetaret që janë dhuruar nga shqipëria janë punuar mbi standardet e kërkuara nga qeveria sërbe duke hequr flamurin dhe çdo simbol shqiptar në përmbajtje të tyre.
Aleanca Kuq e Zi proteston ashpër duke e konsideruar një incident dhe skandal diplomatik në dëm të integritetit, identiteti dhe simboleve tona kombëtare. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë me përparësi të mbledhë Komisionin për Politikat e Jashtme dhe të shqyrtojë këtë skandal që cenon simbolet kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












