Lajme
Mbyllen vendvotimet në Serbi, rezultatet pas orës 22:00
Procesi i zgjedhjeve presidenciale në Serbi ka përfunduar, ndërsa në ora 20 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Serbi, përfshirë edhe enklavat serbe në Kosovë. Sipas Komisionit serb të Zgjedhjeve, të drejt vote kanë pasur 6.7 milionë serb, ndërsa bazuar në parashikimet e fundit, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 50 për qind të votuesve.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë, Vladimir Dimitrijeviq deklaroi tha se rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Serbi priten rreth orës 22.00, ndërsa raporti përfundimtar për parregullsi eventuale pritet pas mbylljes së vendvotimeve. Sipas Dimitrijeviq, deri në orën 19.00, kanë dalë 49,23 për qind e votuesve, ose në krahasim me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 për rreth dy për qind më pak.
Ndërkaq, Misioni i OSBE-së ka vlerësuar siç raporton Kosovapress, tha se nuk ekzistojnë kushte të sigurisë për numërimin e votavenë Kosovë”. “Sipas udhëzimeve të mëhershme të OSBE-së, nëse nuk ka kushte për numërim të votave në Kosovë, atëherë ato do të transportohen në Vranjë dhe Rashë, njoftojnë mediat serbe thuhet në njoftim.
Zgjedhjet presidenciale serbe, janë mbajtur edhe në territorin e Kosovës pasi që këtë e ka mundësuar Qeveria e Kosovës, por e kanë kundërshtuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në garën zgjedhore për president të Serbisë kanë marrë pjesë 11 kandidatë: Sash Jankoviq, Vuk Jeremiq, Miroslav Paroviq, Sasha Raduloviq, Luka Maksimoviq, Aleksandar Vuçiq, Boshko Obradoviq, Vojislav Sheshel, Aleksandar Popoviq, Milan Stamatoviq dhe Nenad Çanak. Ndërsa sipas sondazheve më shumë gjasa për fitore ka kryeministri aktual dhe kandidati i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq.
Në zgjedhjet e kaluar, në vitin 2012, president i Serbisë u zgjodh presidentit aktual, Tomislav Nikoliq i cili në garë fitoi kundër kandidatit të demokratëve Boris Tadiq.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë Në rast të mungesës së karburanteve ose karburanteve, Zvicra ka rezerva strategjike. Stoqe që nuk është... -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara













