Lajme
Qeveria heq publikimet në media, por nuk ua heq TVSH-në
Faqet e gazetave të rezervuara për reklama dhe njoftime kanë mbetur nga e mërkura pa publikimet e aktiviteteve të prokurimi që bënin institucionet shtetërore. Të tillat do të postohen vetëm në uebfaqen e KRPP-së.
Ndryshimet në Ligjin e prokurimit publik kanë hyrë në fuqi më 5 të këtij muaji dhe në nenin 42 precizohet rregull i ri sa i përket “njoftimit paraprak”, “njoftimit të kontratës” dhe “njoftimit për dhënien e kontratës”, që deri tash duhej shpallur në gazeta. Ligji parasheh që çdo autoritet kontraktues menjëherë do t’i dorëzojë KRPP-së versionet në të gjitha gjuhët e një njoftimi që ka përgatitur sipas tri neneve që u referohen tri llojeve të njoftimeve, shkraun Koha Ditore.
“Brenda dy (2) ditëve pasi që KRPP-ja të ketë pranuar njoftimin në fjalë nga një autoritet kontraktues, sipas paragrafit 1 të këtij neni, KRPP-ja do t’i publikojë versionet në të gjitha gjuhët e njoftimit në fjalë në faqen e KRPP-së në internet dhe në regjistrin e prokurimit publik”, thuhet në paragrafin e dytë të nenit 42. “Asnjë njoftim dhe asnjë informatë në një njoftim, nuk mund të bëhet publike ose t’i zbulohen një personi ose ndërmarrjeje, para se të bëhet publikimi i njoftimit në fjalë në përputhshmëri me paragrafin 2 të këtij neni”.
Qeveria kishte dhënë më herët premtimin për të hequr njoftimet që lidheshin me aktivitetet e prokurimit nga gazetat.
Ajo ishte kritikuar, pasi publikimet për aktivitete të prokurimit publik nuk shpërndaheshin proporcionalisht në gazeta dhe në bazë të tirazhit të tyre, por orientoheshin kryesisht në gazeta proqeveritare.
Në mënyrë që të përcaktonte trysninë që ushtrohet në gazeta nga autoritetet dhe partitë politike, nga 15 korriku deri më 15 gusht 2009 instituti KIPRED pati monitoruar të gjitha gazetat. Hulumtimi ishte përqendruar në reklamat e bëra nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë Qeverinë, Kuvendin, Zyrën e presidentit, agjencitë dhe institucionet e pavarura, autoritetet komunale dhe ndërmarrjet publike.
Gjatë kësaj periudhe ishin publikuar gjithsej 2.457 reklama në të përditshmet, në 1.524 faqe të gazetave. Reklamat ishin shpërndarë në këtë përqindje nëpër gazeta: Në “Infopress” 28 për qind, në “Kosova Sot” 19,5 për qind, në “Epoka e Re” 15,06 për qind, në “Zëri” 10,18 për qind, në “Koha Ditore” 9,08 për qind, në “Express” 8.1 për qind, në “Lajm” 5,33 për qind dhe në “Bota Sot” 4,75 për qind.
Kryeministri Hashim Thaçi kishte bërë edhe një premtim për mediet, në fushatën e fundit elektorale. Kishte thënë se do t’ia heqë TVSH-në, në rast se do t’i jepej besimi për ta drejtuar ekzekutivin në mandatin e dytë. Besimi i ishte dhënë, por premtimin nuk e ka mbajtur, skruan Koha Ditore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












