Lajme
Kaçaniku me urë të re
Ndërtimi i urës është një projekt i përbashkët i Komunës me organizatën zvicerane për qeverisje lokale në Kosovë – Logos
Këto ditë në Kaçanik do të përfundojë ndërtimi i urës në Rrugën “Vëllezërit Çaka”. Kjo dhe do të jetë ura kryesore që lidh dy brigjet e lumit në qytetin e Kaçanikut.
Ndryshe, ndërtimi i urës është një projekt i përbashkët i Komunës me organizatën zvicerane për qeverisje lokale dhe mbështetje të decentralizimit në Kosovë – LOGOS. Ky bashkëpunim po jep fryte të vazhdueshme në ndërtimin e Kaçanikut,duke thithur kështu fonde nga organizata të ndryshme.
“Së shpejti do të kemi edhe projekte të tjera të financuara nga Komisioni Evropian, Banka Botërore etj. me të cilat do të ndikohet dukshëm në zvogëlimin e papunësisë në komunën tonë, thotë Fatos Koxha, drejtor i Departamentit të Urbanizmit në Kaçanik.
“Sa i përket LOGOS-it kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. LOGOS-i, jo vetëm që na ka mbështetur financiarisht në ndërtimin e kësaj ure, por ai edhe më herët ka investuar në rregullimin e trotuarit në rrugën “Vëllezërit Çaka” si dhe është duke na ndihmuar edhe në hartimin e planit rregullativ urban për Zonën e parë-qendrën e qytetit”, shpreh falënderimin e tij për LOGOS-in, z. Koxha.
Siç bën të ditur për Albinfo.ch Erëmira Salihu, projekt oficere në LOGOS, kjo organizatë, sidomos në rajonin e Anamoravës ka investuar në dhjetëra projekte fushash të ndryshme.
“Projekti LOGOS, përpos ndihmës në fusha të tjera ka edhe fondin investues përmes të cilit mbështeten komunat në realizimin e projekteve kapitale. I tërë fondi është i ndarë në katër pjesë: – Projektet me fillim të shpejtë; – Projektet e thirrjes së parë për komuna; -Projektet gjinore; -Projektet e thirrjes së dytë për komuna, sqaron ajo.
Në projektet me fillim të shpejtë LOGOS-i ka mbështetur komunat në realizimin e projekteve të vogla në vlerë deri në 10,000 Euro, me kusht që komunat të bashkëfinancojnë së paku 10% të vlerës së përgjithshme të projektit. Kusht tjetër ka qenë që projektet e përzgjedhura për financim të jenë pjesë e planit zhvillimor komunal dhe të kenë marrë paraprakisht pëlqimin e publikut.
Në projektet e thirrjes së parë, shuma që u jepet komunave partnere luhatet në mes 30 mijë dhe 50 mijë Euro, varësisht nga numri i banorëve. Kaçaniku, në thirrjen e parë për projekte ka aplikuar me projektin e urës mbi lumin Nerodime dhe i është ndarë fondi prej 50 mijë Euro nga LOGOS, ndërsa pjesa tjetër financohet nga komuna. Kusht për thirrjen e dytë ka qenë që komuna të financojë së paku 20% të vlerës së përgjithshme të projektit, kusht të cilin komuna e ka plotësuar.
LOGOS-i është duke e bërë përzgjedhjen e projekteve të thirrjes së dytë, projekte që pritet të realizohen në vitin 2012”, shprehet për Albinfo.ch Erëmira Salihu, projekt oficere në LOGOS.
E-Diaspora
-
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” Kompania “Thinking Machines Lab”, e themeluar nga ish-drejtoresha teknike e OpenAI, synon të konkurrojë në tregun... -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta













