Lajme
Kosova e Zvicra, dialogojnë për migracionin
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë: "Shpresojmë se së shpejti, individët do të mund të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë pa pengesë"
Kosova dhe Zvicra, kanë nisur raundin e dytë të dialogut për implementimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushën e migracionit.
Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, si dhe zyrtarë të lartë të të dyja shteteve.
Ministri Rexhepi, ka deklaruar se sundimi i ligjit është themeli i prioriteteve dhe aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ai, ka përmendur aktivitetet që kanë të bëjnë me luftimin e migrimit ilegal, duke hapur njëkohësisht rrugë për projekte të cilat promovojnë migrimin legal.
“Dëshiroj të theksoj se në këtë fazë që jemi, i plotësojmë të gjitha kriteret për lehtësim të vizave për disa kategori, si: për biznesmenë, studentë, përfaqësues të institucioneve, etj. Rrjedhimisht ftoj edhe palën zvicerane të mundësojë këto lehtësime, duke përfshirë afatin më të gjatë të qëndrimit dhe rishikimin e kostos administrative”, ka thënë ministri Rexhepi.
Rexhepi, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është e përkushtuar të luftojë çdo formë të migrimit ilegal.
Sipas tij vetëm gjatë muajve të fundit janë ndërmarrë tri operacione, me ç’rast janë arrestuar 19 persona të dyshuar për kontrabandim me njerëz.
Ambasadorja Krystyna Marty Lang ka thënë se Zvicra dhe Kosova po bisedojnë për një çështje shumë të rëndësishme, siç është migrimi.
“Shpresojmë se së shpejti, individët do të mund të jenë në gjendje të kalojnë kufijtë pa pengesë. Para më shumë se dy vjetësh, Zvicra i është bashkangjitur zonës Shengen, me qëllim që të lehtësohet liria e lëvizjes. Shpresojmë se Republika e Kosovës do të na bashkëngjitet gjithashtu”, ka theksuar ambasadorja Lang.
Ambasadorja zvicerane ka bërë të ditur se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve mund të bëhet në disa fusha, siç është lufta kundër trafikimit të njerëzve, bashkëpunimi policor dhe ai teknik për të përmirësuar kontrollimin e kufijve dhe implementimin efektiv të marrëveshjes për ri-integrim.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit Tenori Ramë Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi do të performojnë në Gjenevë para diasporës shqiptare... -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët












