Lajme
Publikohet raporti i progresit për Kosovën
Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për Kosovën. Ushtruesi i detyrës se shefit të Zyrës se Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldroon Sinno, ka deklaruar se është shënuar progres në fushën e riatdhesimit. Sinno, duke prezantuar raportin e progresit të KE-së për Kosovën, ka thënë se ka shumë sfida lidhur me veriun, duke thënë se ky është një problem i Kosovës dhe i rajonit dhe është shprehur se duhet të ketë një agjendë gjithëpërfshirëse për veriun dhe qeveria duhet të reflektojë më shumë për veriun.
Lidhur me administratën publike, ai ka thënë se është shumë e dobët dhe duhet të profesionalizohet dhe të zbatojë ligjet që miratohen. Me nota negative është vlerësuar edhe sundimi i ligjit, ndërsa puna e EULEX-it nuk është vlerësuar fare nga KE-ja. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë sfida shumë të mëdha për Kosovën dhe është bërë shumë pak progres në luftimin e krimeve ekonomike dhe të shpëlarjes së parasë”, ka thënë Sinno. Ai ka thënë se është e paqëndrueshme korniza fiskale dhe i ka bërë thirrje Ekzekutivit që në mënyrë urgjente ta përmirësojë këtë politikë.
Sfidë mbetet edhe sistemi i gjyqësisë, gjithashtu edhe liria e shprehjes nuk vlerësohet në mënyrë pozitive në këtë raport. Ai është shprehur se institucionet e Kosovës duhet të merren seriozisht me gjetjet e këtij raporti. Megjithatë ai ka shprehur opinionin e tij se Kosova nuk është një vend i dështuar.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













