Zhvillim
“Made in Kosova”
Ka vjet që e kemi konstatuar dhe nënvizuar një fakt absurd. Sa herë që shkojmë në shitoret tradicionale në Zvicër dhe Perëndim, ku shiten produkte ushqimore “tipike” nga Ballkani, mungojnë prodhimet shqiptare, derisa një numër i konsiderueshëm konsumatorësh të tyre janë shqiptarë. Kjo situatë është paradoksale, ngase me dhjetëra miliona franga, në mos më shumë, konsumim vjetor nga diaspora, nga i cili do të përfitonin prodhuesit (sidomos bujqit) nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe gjetiu, derdhen në vende të tjera fqinje apo edhe më të largëta.
Po i njëjti problem shtrohet edhe në Kosovë, ku në shitore dominojnë produkte të importuara. Shpeshherë, kur në ndonjë restorant porosit ujë me gas, ta sjellin “Radenskën”. Kur pyet përse nuk na sillni ujë vendor, përgjigjen se këtë po e kërkojnë klientët. Natyrisht, kusht elementar afatgjatë për ta jetësuar në treg një produkt ushqimor është cilësia (për nga forma dhe përmbajtja), por edhe çmimi, që të jenë të krahasueshme, në mos me epërsi, ndaj prodhimeve të ngjashme konkurrente.
Kjo situatë reflekton po ashtu faktin se ende nuk është kuptuar si duhet potenciali i diasporës shqiptare për ta zhvilluar sektorin prodhues në vendlindje. Kjo reflektohet edhe me mungesën e politikave publike të Kosovës dhe vendeve të tjera për rreth që ta stimulojnë ofertën e produkteve ushqimore në pah me standardet e kërkesës.
Prandaj, përtej fjalëve, duhet angazhim serioz, në partneritet mes prodhuesve, shtetit kosovar dhe ndërmarrësve që nëpërmjet masave stimuluese ta nxisin eksportin. Kjo realizohet duke u ardhur në ndihmë prodhuesve vendës që t’i rrisin kapacitetet dhe duke ua lehtësuar plasimin e produkteve të tyre në tregjet ku jeton diaspora e numërt.
Në këtë numër të revistës “Albinfo.ch” e kemi vënë theksin pikërisht te disa shembuj pozitivë të prodhuesve dhe importuesve në Zvicër që synojnë mbushjen e rafteve të dyqaneve tradicionale, por edhe diskonteve perëndimore me prodhime “Made in Kosova”. Jemi të sigurt se nëse produktet në fjalë i përmbushin pritjet e konsumatorëve të diasporës, këta të fundit do t’i përzgjidhnin pa dilemë produktet e saj, sepse kështu edhe e ndihmojnë dhe ndihen më të afërt me vendin e prejardhjes.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau Aargau: Skuteri përplas fëmijën 5-vjeçar... -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit











