Lajme
Vonohen për pasaporta biometrike
Qytetarët e Kosovës nuk mund t’iu nënshtrohen procedurave të aplikimit për marrjen e pasaportave biometrike, derisa ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të marrë një vendim për datën e lëshimit të tyre.
Ndonëse ministri i rendit Rexhepi ishte zotuar se fundi i këtij muaji do të shënojë lëshimin e pasaportave të para biometrike, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë të paktën edhe disa ditë.
Kryeshefi i Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, ka thënë se pritet marrja e një vendimi për caktimin e datës së lëshimit të pasaportave biometrike, si një nga parakushtet për liberalizim të vizave, sepse në të kundërtën ka thënë ai, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për lëshimin e këtij dokumenti të rëndësishëm për Kosovën, shkruan Zëri.
Sipas një përllogaritjeje, edhe nëse qytetarëve të Kosovës iu mundësohet qysh sot të aplikojnë për pasaportë, atëherë ata nuk mund ta marrin atë deri kah mesi i nëntorit.
Sipas kryeshefit Camaj, tashmë është bërë dizajni i pasaportës, i cili do të ketë ngjyrë të kuqe, ashtu sikurse e kanë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Partitë opozitare, e akuzojnë ministrin Rexhepi për deklarata të “forta” e kontroverse, të cilat në asnjë rrethanë nuk iu është përmbajtur.
Opozita madje, rikujton zotimet e kreut të MPB-së, i cili kishte premtuar se qysh në fillim të gushtit do të nisë procesi i lëshimit të pasaportave të para biometrike si një nga parakushtet për liberalizim, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani.
Edhe njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazreku, konsideron se ka vonesa në drejtim të lëshimit të pasaportave biometrike, sikurse ka vonesë në gjithë procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizëm të vizave.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














