Lajme
Ujë Kllokoti edhe në Zvicër
Udhëheqja e fabrikës "Kllokot" ka njoftuar ministrin Beqaj se uji mineral i Kllokotit ka nisur të eksportohet në Zvicër dhe Arabinë Saudite
Politikat e Qeverisë favorizojnë biznesin vendës
Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me investimet e saj kapitale të cilat në mënyrë direkte ndikojnë në zhvillimin e ndërmarrjeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj.
Këto komente Beqaj i bëri me rastin e inaugurimit të linjës të prodhimit të mburojave metalike të rrugëve në fabrikën Vinex në Viti, ku të pranishëm ishin edhe zv.kryeministrja Mimoza Kusari-Lila, kreu i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, kryetari i Komunës, Nexhmedin Arifi dhe përfaqësues të USAID-it dhe GIZ-it.
Beqaj ka thënë se investimi në fabrika të tilla siç është “Vinex” çon drejt realizimit të përkushtimit të Qeverisë së Kosovës për të krijuar një ambient më të mirë për sektorin privat, e veçanërisht për prodhuesit.
Ai ka theksuar se Qeveria do të vazhdojë të avancojë bazën ligjore dhe përshtatjen e politikave fiskale me interesat e biznesit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, respektivisht interesave të qytetarëve.
Nga ana tjetër, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila ka thënë e se Qeveria e Kosovës me hapat që ka ndërmarrë kohëve të fundit ka treguar se prodhuesit vendor mund të konkurrojnë si në tregun e vendit ashtu edhe në ato rajonale me të gjithë prodhuesit tjerë.
Ndërkaq, kreu i OEK-ut, Safet Gërrxhaliu ka vlerësuar investimet e Vinex si një kontribut në ekonominë e vendit dhe një partneritet i suksesshëm me USAID dhe GIZ, ndërsa vlerësoi edhe përkrahjen e Qeverisë, respektivisht resorëve që mbulojnë këtë fushë.
Edhe përfaqësuesit e USAID-it dhe GIZ-it kanë vlerësuar se Vinex është një storie e suksesshme e një ndërmarrje shoqërore të privatizuar, e cila arriti të kalojë sfidat të rris investimet dhe numrin e të punësuarve.
Ministri Beqaj ka vizituar edhe fabrikën e ujit “Kllokot”. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke përmirësuar politikat fiskale në favor të biznesit vendor me synim të heqjes të gjitha barrierave potenciale për zhvillimin e sektorit privat, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Kryetari i Bordit të Fabrikës “Kllokot”, Adil Reshani dhe Drejtori Gjeneral, Fatmir Reshani e kanë njoftuar ministrin Beqaj me gjendjen e fabrikës dhe afarimin e saj në vend dhe më gjerë.
Kreu i Bordit, Adil Reshani ka theksuar se produktet e fabrikës “Kllokot” janë me standarde ISO dhe tashmë kanë nisur të eksportohen në Zvicër dhe Arabinë Saudite, ndërkaq është finalizuar edhe një kontratë me KFOR-in gjerman.
Drejtuesit e fabrikës “Kllokot” kanë bërë të ditur se kapacitetet prodhuese të kësaj fabrike janë 7500 litra në orë me mundësi të lëshimit edhe të një linje prodhimi me 5000 litra në orë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












