Kultura

Eda Zari : Toka incognita

Eda Zari, me famë evropiane tash më, do të shfaqet në Teatrin e Operës dhe Baletit sot me 21 tetor. Ajo do të prezantohet me albumin e ri të saj të titulluar “ Toka ingognita “ (Toka e panjohur).

Ajo ka thëne për disa media shqiptare : “Për bandën time dhe për mua personalisht është privilegj të vij për herë të parë me një koncert recital, aq më tepër i bazuar në ison polifonike shqiptare, që është një perlë e vërtetë. Janë motive të mrekullueshme të gurrës sonë popullore. Muzika shqiptare për të huajt është deri diku e panjohur ndaj ne duam të nxjerrim faqen më të mrekullueshme të medaljes së kulturës shqiptare në botë ».