Lajme
Shqipëria atraktive për investimet e huaja
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ka deklaruar se procesi i integrimit të vendit në ekonomitë e rajonit ka ndikuar që tregu shqiptar të bëhet shumë atraktiv për investime të kompanive të huaja.
Ai këto komente i bëri me rastin e hapjes së edicionit të trembëdhjetë të Panairit ndërkombëtar “Vjeshtë 2011” në Tiranë, organizuar nga kompania Expo-P.A., i cili synon nxitjen e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja.
Shefi i diplomacisë shqiptare ka thënë se prezantimi i novacionit teknologjik në fushën e ndërtimit tregon se ka kërkesa të vazhdueshme për tregun shqiptar, gjë e cila e bën Shqipërinë një vend, i cili përfaqëson një nivel shumë të lartë të zhvillimit industrial, ekonomik dhe tregtar.
“Fakti që ajo në vazhdimësi garanton stabilitet, garanton vetë rritje ekonomike, tërheqje dhe kërkesë në tregun e saj të brendshëm, por dhe fakti shumë i rëndësishëm që Shqipëria është në një proces të vazhdueshëm integrimi në ekonomitë e rajonit, e bën tregun shqiptar shumë atraktiv për investimet e huaja dhe treguesit janë shumë të qartë”, është shprehur Haxhinasto.
Në këtë panair po marrin pjesë kompani nga Shqipëria, Gjermania, Greqia, Austria, Izraeli, etj., të cilat njihen në tregun ndërkombëtar për teknologjitë e reja në sektorin e ndërtimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












