Lajme
Korrupsioni, mesazh i keq për investitorët
Largimi i kompanive ndërkombëtare nga Kosova krijon imazh të keq edhe për investitorët tjerë potencial
Niveli i lartë i korrupsionit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe parregullsitë në tenderim, janë arsyet kryesore që po largojnë kompanitë ndërkombëtare që të investojnë në tregun kosovar, thonë njohës të çështjeve ekonomike për Radio Evropa e Lirë
Sipas tyre, kjo më së miri dëshmohet me tërheqjen e kompanive të huaja që po hyjnë në garë për privatizim të kompanive publike, apo ndërtim të projekteve të mëdha kapitale në vend.
Besa Luci, hulumtuese e lartë në Klubin për Politikë të Jashtme, thotë se largimi i kompanive ndërkombëtare nga Kosova krijon imazh të keq edhe për investitorët tjerë potencialë.Ajo thotë se perceptimet e investitorëve të huaj dhe njohuria e tyre për Kosovën është më negativja në krahasim me vendet e rajonit.
“Në fakt, investitorët edhe kur fillimisht paraqesin interesim për Kosovë, ata në fund tërhiqen duke cituar korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit dhe jostabilitetin politik si arsye kryesore”, thekson Luci.Eksperti i ekonomisë, Bedri Selmani, thotë se ky fenomen po ndodhë për shkak se autoritetet kompetente nuk janë shumë të angazhuar në përmirësimin e ambientit investiv në Kosovë.
Në mënyrë që Kosova të jetë konkurrente me vendet e rajonit, sa u përket investimeve të huaja, Selmani vlerëson se një nga detyrat e parësore të punës se ekzekutivit duhet të jetë lufta ndaj evazionit fiskal, e që sipas tij në Kosovë arrin deri në 50 për qind.
Në anën Berat Rukiqi, sektar i përgjithshëm, në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se mungesa e sundimit të ligjit është arsye kryesore e largimit të kompanive të huaja. Kjo arsye, sipas tij, mund të përmirësohet nëse ekziston vullneti i qeverisë.
Ndryshe, javën e kaluar është larguar nga gara për blerjen e Postë Telekomit të Kosovës, Telekomi Kroat, çka rezultoi më dështimin e privatizimit të kësaj kompanie.
Para dy vitesh, nga gara për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” janë tërhequr kompania energjetike gjermane RVE-AG, dhe konsorciumi çeko- amerikane “CEZ/AES.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike











