Lajme
AKK-ja dërgon në kundërvajtje 21 zyrtarë të lartë
Agjencia Kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurë në gjykatat për kundërvajtje ndaj 21 zyrtarëve publikë për mosdeklarimin e pasurisë së tyre me marrjen e detyrës zyrtare.
AKK-ja, ka bërë të ditur se zyrtarët ndaj të cilëve agjencia ka iniciuar procedurën e kundërvajtjes janë: Mimoza Ahmetaj nga Zyra e Kryeministrit, Kamuran Goranci, drejtor i Departamentit të Kulturës në MKRS, Nadire Vitija, ish-zyrtare e lartë e prokurimit në “Terkomos”, Sherafedin Mumxhiu, ish-anëtar i bordit në “Termokos”, Brikena Mulliqi, drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës, Fatos Berisha, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Emin Emini, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Driart Elshani, zyrtar në Ministrinë e Administratës Publike dhe Ilhami Gashi, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Procedura e kundërvajtjes sipas njoftimit është iniciuar edhe ndaj këtyre zyrtarëve: Eljana Naka, Granit Berisha, Valdrin Lluka, Irfan Lipovica, Hasan Hasani, Përparim Krasniqi, Emin Gërbeshi, Milivoje Stojanoviq, Kimete Bytyqi, Bastri Musmurati, Rifat Krasniqi, Dragisa Krestovië.
Zyrtarët e lartcekur nuk ju kanë përmbajtur afatit ligjor për deklarimin e gjendjes së pasurisë konform ligjit Nr.04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e dhuratave Për të Gjithë Personat Zyrtarë, respektivisht nenit 6 paragrafi 1.1 të këtij ligji.
“Po ashtu sipas nenit 17 paragrafi 2, Agjencia me rastin e inicimit të procedurës kundërvajtje ndaj zyrtarëve të lartcekur e njofton institucionin në të cilin punon ose ka punuar zyrtari i lartë, dhe po ashtu duke u bazuar në nenin 17 paragrafi 3, Agjencia e ka për obligim t’i publikoj emrat e zyrtarëve të lartë publik të cilët nuk e kanë deklaruar gjendjen e pasurisë ashtu siç është paraparë me këtë ligj”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












