Lajme
Promovohet turizmi familjarë në Rugovë
Pesë fshatra të trevës së Rugovës do të përfitojnë nga një projekt për zhvillimin e turizmit familjar
Projekti do të financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe rajonit italian Trentino.
Projekti promovues i turizmit familjar “SEENET”, në vlerë prej 136 mijë euro, do të realizohet përmes programit të zhvillimit të turizmit “Rugova Experience”.
Ai do të krijojë në Pepaj, Malaj, Llutovë, Rekë e Allagës dhe Drelaj të Rugovës, zona turistike më shtigje të shënjuara, vendstrehime dhe banka për pushime.
Me këtë projekt është paraparë rindërtimi i katër shtëpive të vjetra me ambiente tipike rugovase, në të cilat vizitorët e huaj dhe ata të vendit, mund të banojnë dhe të ushqehen me ushqime tradicionale të Rugovës.
Për gjithë përmbajtjen e këtij projekti, është njoftuar edhe kryetari i Pejës, Ali Berisha, nga bartësit e projektit, Luka Jeti, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Maria Tereza e rajonit të Trentinos.
Implementuesit e projektit janë të përkushtuar të ngritin standardet e turizmit familjar, si bazë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Rugovës.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














