CH-Ballkani
25 mijë refugjatë të mitur janë bllokuar në Ballkan
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore si në Greqi, apo Bullgari qëndrojnë rreth 75.000 refugjatë dhe migrantë pa asnjë perspektivë të qartë për të ardhmen, 24.600 prej tyre janë minorenë
Sipas Organizatës së OKB-së, UNICEF, në Ballkanin Perëndimor janë rreth 25 mijë refugjatë të mitur që janë bllokuar për t’u bashkuar me familjet e tyre.
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore si në Greqi, apo Bullgari qëndrojnë rreth 75.000 refugjatë dhe migrantë pa asnjë perspektivë të qartë për të ardhmen, 24.600 prej tyre janë minorenë, bën të ditur “DW”.
“Ka nëna dhe fëmijë që kanë muaj apo vite që nuk e kanë parë bashkëshortin apo babanë. Procesi i bashkimit familjar zvarritet kaq shumë dhe pasiguria është kaq e madhe, saqë tek fëmijët kjo shkakton “dëme emocionale dhe frikë”, thotë eksperti i UNICEF-it, Afshan Khan, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2016 janë shtruar 5000 kërkesa për bashkim familjar në Greqi, 700 prej tyre janë shtruar nga minorenë të pashoqëruar apo fëmijë të ndarë nga familjet. Në të njëjtën kohë, vetëm 1100 aplikues kanë arritur të bashkohen me familjen.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër Gjatë vitit 2025, rreth 316,050 biçikleta dhe biçikleta elektrike u dërguan tek shitësit në Zvicër... -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone -
Sigurimi shëndetësor dhe rritja e çmimeve, shqetësimet kryesore për familjet në Zvicër












