Lajme
Kaos telekomunikimi e përgjimi në Kosovë
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka publikuar raportin "Përgjimi Ligjor i Telekomunikimeve në Kosovë: Implikimet për Sigurinë".
Autori i dokumentit, Shpend Kursani ka vën në pahë se “kjo është një formë shumë efikase e hetimit të krimit”, por se ka gjasa që të keqpërdoret dhe të cenoj të intimitetit e individit.
Kurse Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv në QKSS, ka deklaruar se nuk ekzistojnë rregulla të qarta sa i përket bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore të sigurisë, si dhe në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë, gjë që përgjimin e bënë joefikas në hetimin e krimit.
Dokumenti, thekson se inspektimi është i nevojshëm të bëhet si në anën e institucioneve të sigurisë si vendore ashtu edhe ndërkombëtare dhe në anën e operatorëve.
Keqpërdorimet janë shumë të mundshme në të dyja anët, prandaj duhet të ekzistojnë mekanizma që do të inspektojnë keqpërdorimet potenciale.
Një shqetësim tjetër që theksohet në dokument është ai i ndërlidhjes ndërkombëtare i linjës fikse me Serbinë.
Përderisa përdorimi i kodit ndërkombëtar të linjës fikse (+381) është diskutuar në suaza të analizave ekonomike dhe humbjeve përkatëse ekonomike, ky dokument thekson se kjo ndërlidhje paraqet kërcenim edhe për sigurinë nacionale në Kosovë.
Dokumenti paraqet disa rekomandime substanciale, mes tjerash, rekomandon që ligji relevant duhet të përmirësohet në atë mënyrë që të përfshijë predispozitat e detajuara për standardizimin e procedurave të bashkëpunimit ndërmjet të gjitha Institucioneve të Drejtësisë dhe Sigurisë dhe të gjithë operatorët e licencuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














