Lajme
Ku mbeti piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha?
Ende nuk ka asgje konkrete për fatin e piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, i cili nisi një mision lobues nëpër botë për të shtuar njohjet e pavarësisë së shtetit të Kosovës. Ai, më 31 tetor 2010, nisi misionin e tij në Afrikë, me një vullnet të jashtëzakonshëm ta prezantojë shtetin në boten afrikane, dhe i gatshëm […]
Ende nuk ka asgje konkrete për fatin e piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, i cili nisi një mision lobues nëpër botë për të shtuar njohjet e pavarësisë së shtetit të Kosovës.
Ai, më 31 tetor 2010, nisi misionin e tij në Afrikë, me një vullnet të jashtëzakonshëm ta prezantojë shtetin në boten afrikane, dhe i gatshëm për çdo të papritur, por dhe çdo rrezik, James Berisha ia mësyu kontinentit të largët, Afrikës.
Mirëpo, kur dhe po bëhet 1 vit nga nisja e misionit të tij lobues në Afrikë, James Berisha mbetet i zhdukur dhe pa asnjë lajm se ku mund të jetë, thuhet në komunikatën e misionit “Flying for Kosovo”.
“Piloti James Berisha në Eritre nuk ka shkuar për qëllime të këqija, ka shkuar me qëllimin fisnik që të lobojë për pavarësinë e shtetit të Kosovës, prandaj presim që shteti jonë të bëjë çdo gjë që është e mundur që të zbardhet fati i pilotit”, citohet të ketë thënë Lumnie Gashi, Sekretare e misionit “Flying for Kosovo”.
Shumë informacione disa javë më parë tregonin që ai është i paraburgosur në Asmara të Eritresë, por pas 1 muaji këto lajme verifikohen se nuk janë burime të sigurta, pasi që prej 15 gushtit s’ka asnjë lajm që të ketë kontaktuar dikush me Jamesin apo këto informacione të ishin dhënë nga shteti i Eritresë.
Sekretarja e këtij misioni, Gashi, ka deklaruar se as ata, e as dikush tjetër, nuk e di nëse piloti është i paraburgosur apo cili është statusi i tij aktual.
Kurse sipas komunikatës, Nazim Berisha, vëllai i vogël i pilotit, i cili aktualisht jeton në Zvicër, po bën përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar me atë dhe në këtë drejtim ai ka parashtruar kërkesë për vizë në Eritre, por kërkesa e tij deri më tani nuk është aprovuar.
“E gjithë familja e Jamesit po përjetojnë ditë të rënda, çdo herë duke pritur lajme për familjarin e tyre, e ndoshta dhe një lajm të hidhur se James mund të mos gjendet kurrë”, ka deklaruar sekretarja e misionit, Lumnie Gashi.
Familja dhe bashkëpunëtoret e pilotit Berisha bëjnë thirrje tek të gjithë miqtë e Kosovës, të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të Jamesit, “të paktën duam vetëm një minutë zërin të ia dëgjojmë, ta dimë që James është gjallë”.
Kontakti i tij i fundit me medie ka qenë ai i datës 3 qershor, kur shkroi për vizitën e tij në Sudan.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në












