Integrimi
Vrasësi i dyfishtë shqiptar do të dëbohet nga Britania
45-vjeçari nga Shqipëria, Martin Kaza pritet të deportohet. Ai kishte vrarë dy vëllezërit, Dodë dhe Augstin Gjini gjatë trazirave në Shqipëri, me motivin për hakmarrje
Vrasësi i dyfishtë shqiptar, i cili jetoi në Britani të Madhe për gati 20 vjet do të dëbohet në vendlindjen e tij, shkruan “The Sun”.
45-vjeçari nga Shqipëria, Martin Kaza pritet të deportohet. Ai kishte vrarë dy vëllezërit, Dodë dhe Augustin Gjini gjatë trazirave në Shqipëri, me motivin për hakmarrje, përcjell albinfo.ch.
Ai u dënua në mungesë për vrasje dhe plagosje, derisa fitoi azilin në Britani, duke thënë se është kosovar me emrin, Naim Karagja. Ndodhi kjo në vitin 1999.
Megjithatë, ai filloi jetën në Angli, ku ka tre fëmijë dhe gruan. Ai ka punuar në shumë vende si restorante, autolarje dhe ndërtimtari. Ndaj tij kishte një urdhër ekstradimi nga Shqipëria dhe nëse shpallet fajtor e pret dënimi me 22 vjet.
Ai ka thënë se familja Gjini i kishin vrarë vëllain e tij, Nduen, i cili ishte polic dhe atë e kishin plagosur.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












