Lajme
“Me rrëzimin e qeverisë, plas hë për hë ëndrra e kosovarëve për lëvizje pa viza”
Kjo ndodh për faktin se BE, si kusht për heqjen e detyrimit të vizave kishte vendosur votimin e demarkacionin me Malin e Zi, transmeton albinfo.ch. Dhe pikërisht refuzimi për votimin e demarkacionit ka sjellë edhe rënien e qeverisë
Radioja e transmetuesit publik të Zvicrës SRF ka emetuar sot një vështrim më të zgjeruar lidhur me rënien e Qeverisë së Kosovës dhe reperkusionet që priten pas kësaj. Heqja e vizave, për të cilën qytetarët e Kosovës po presin tash sa kohë, me zhvillimet më të reja në Prishtinë, duhet të presë, thuhet veç tjerash në këtë vështrim. Në fakt edhe titulli i artikullit është “Ëndrra për lëvizjen pa viza hë për hë shuhet”.
Kjo ndodh për faktin se BE, si kusht për heqjen e tyre kishte vendosur votimin e demarkacionin me Malin e Zi, transmeton albinfo.ch. Dhe pikërisht refuzimi për votimin e demarkacionit ka sjellë edhe rënien e qeverisë.
Sipas SRF, “opozita ekstreme nacionaliste prej kohësh ka ngritur tonin” kundër demarkacionit. Marrëveshja në fjalë do t`ia grabisë Kosovës disa mijëra hektarë, thuhet në qarqet opozitare. Me gaz lotsjellës dhe me petarda ata e kanë paralizuar parlamentin sa herë që në rend dite ka qenë marrëveshja për demarkacionin. Nën ndikimin e fuqisë së përqendruar të opozitës, kanë ndryshuar mendimin e tyre një numër gjithnjë më i madh i dy partive qeveritare. Kështu, shefi i qeverisë e kishte hequr nga rendi i ditës marrëveshjen në fjalë për rreth një vit.
“Tash, BE dhe SHBA deshën të hiqnin bllokadën. Ata i kërkuan Kosovës që të rregullojë përfundimisht kufirin me Malin e Zi dhe të bëjë përparime në bisedimet me armikun e përbetuar, Serbinë. Por as presioni dhe as premtimet për qarkullimin pa viza nuk funksionuan…”
Që dëgjuesit dhe lexuesit zviceranë të kenë një ide më të përafërt për jetën në Kosovë, pikën e fundit të izoluar në Evropë me regjimin e vizave, SRF ka marrë mendimin e gazetarit të albinfo.ch, Bekim Dalipi.
“Një udhëtim spontan për një vizitë në Paris ose për të vizituar të afërmit në Zvicër, për kosovarët, një veprim i pamundur. Atyre u duhet një vizë për të udhëtuar në Zonën e Shengenit. Kërkesa për një vizë të tillë nënkupton angazhim të madh dhe shpenzim kohe. “Shumë kosovarë nuk kanë qenë kurrë jashtë vendit. Fitohet përshtypja se je duke jetuar në një geto”, thotë Bekim Dalipi, gazetar në albinfo.ch, një portal lajmesh për shqiptarët në Zvicër. Kosova është vendi i vetëm në Ballkan, në të cilin nevojitet viza për të udhëtuar në vendet tjera evropiane. “Aplikimi për vizë nënkupton punë të madhe burokratike”. Nevojitet që para konsullatave të sillen dokumente të shumta: kontrata e punës, dëshmitë nga banka ose edhe planet e udhëtimit. Vetëm për të bërë një termin në konsullatë, të nevojiten disa javë, thotë Dalipi. “Kjo është një ngarkesë psikike për njerëzit atje. Ata nuk kanë mundësi kështu të planifikojnë asgjë paraprakisht”, përfundon gazetari i albinfo.ch në bisedën e tij për radion zvicerane srf.
Në këtë link mund të dëgjohet artikulli i SRF:
http://www.srf.ch/news/international/der-traum-vom-visafreien-reisen-ist-vorerst-geplatzt
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë











