Lajme
Problemi i Shqipërisë me bunkerët
Në të vërtetë askush nuk e di se sa janë ndërtuar. Vlerësimet shkojnë nga 150 mijë deri në 750 mijë
Shqipëria ka një problem me bunkerë. Në të gjithë vendin me 2.8 milionë banorë, mijëra bunkerë vazhdojnë të mbushin peizazhin, shkruan ‘roadsandkingdoms.com’.
Në të vërtetë askush nuk e di se sa janë ndërtuar. Vlerësimet shkojnë nga 150 mijë deri në 750 mijë, përcjell albinfo.ch.
Disa bunkerë janë të ndërtuara me kuti çeliku, me hapësirë për një burrë dhe një mitraloz. Të tjerët janë komplekse të mëdha nëntokësore, me madhësi të një fshati për të mbrojtur qeverinë shqiptare nga një sulm bërthamor.
Bunkerë ka nga veriu deri në jug. Sot konsiderohen vetëm si humbje e parave dhe burimeve. Shqipëria nuk kishte mjaft bukë apo strehim të mirë, por mesa duket kishte për të ndërtuar një bunker për çdo 11 shqiptarë.
Historia e tyre është e lidhur me kohën e komunizmit dhe Enver Hoxhës. Sipas themeluesve të Bunk’Art 1, fillimi i ndërtimit të bunkerëve u mendua në vitin 1964, derisa pas vizitës shtetërore në Korenë e Veriut më 1971 filloi të zbatojë programin. Bunkerët e parë u ndërtuan më 1975, kurse të fundit më 1983.
Bunkerët më pas janë përdorur për arsye të ndryshme, madje edhe për të strehuar refugjatët e Kosovës. Tashmë përdoren për turistët, apo për lokale të ndryshme.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












