Lajme
27.5% të papunë në Kosovë
Sipas rezultateve të AFP-së për vitin 2016, shkalla e papunësisë është 27.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 31.8%, krahasuar me meshkujt, 26.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.4%
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet kryesore të Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2016, njofton albinfo.ch.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, del se dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.
Në kuadër të popullsisë me moshë pune, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ishte 38.7%.
Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2016 ishte 28.0%. Punësimi me i lartë ishte te meshkujt, 43.0%, ndërsa, punësimi te femrat ishte 12.7%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 51.3% të tyre; ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë dhe tregtisë, me 44.3%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.8%; prodhimi me 13.2%; ndërtimtaria me 11.5%; dhe arsimi me 10.6%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.5% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.5% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së për vitin 2016, shkalla e papunësisë është 27.5%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 31.8%, krahasuar me meshkujt, 26.2%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.4%.
Kurse, fuqia joaktive është mjaft e lartë (61.3%), me fokus të veçantë te femrat me 81.4%, krahasuar me meshkujt (41.7%).
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë













