Shkurt.ch
Ligji mbi energjinë fiton 58.2 % të votave të zviceranëve
Edhe numri i kantoneve që e kanë votuar këtë ligj është dukshëm më i madh se ai i kundërshtuesve, gjegjësisht 22 me 4
Edhe pas numërimit përfundimtar, Ligji mbi Energjinë ka dalë fitues: 58.2 për qind të zviceranëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, i kanë thënë Po këtij ligji. Siç dhe ishte paralajmëruar, edhe numri i kantoneve që e kanë votuar këtë ligj është dukshëm më i madh se ai i kundërshtuesve, gjegjësisht 22 me 4.
—
Sipas rezultateve të para, ligji i ri mbi energjinë do të kalojë provën e tij në referendumin nacional që po mbahet sot. 58% kanë votuar në favor të këtij ligji, tregon përllogaritja që ka bërë Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS me porosi të SRF. Kjo gjendje ishte konstatuar rreth orës 13 ndërsa rezultatet e plota do të njoftohen gjatë orëve të pasdites në vijim. Margjinat e gabimit siüas GFS në ketë përllogaritje janë plus/minus 3%.
Një po më e vendosur është regjistruar në zonat urbane dhe në Zvicrën Perëndimore (frankofone). Përqindja më e lartë duket të jetë në kantonin Neuchatel. Nga ana tjetër, shikuar sipas gjendjes deri në orën e përmendur, nga kantonet ku janë numëruar votat, kundër kanë votuar kantonet: Aargau, Glarus, Schwyz dhe Obwalden.
Me strategjinë energjetike 2050, Këshilli Federal dhe Parlamenti i Zvicrës synojnë që të ulin nivelin e shfrytëzimit të energjisë dhe të mundësojnë braktisjen e energjisë nukleare, pa rrezikuar me këtë rast sigurinë e furnizimit me energji.
Për të siguruar këtë, ligji i ri parasheh stimulimin më të madh të burimeve të energjisë së rinovueshme si energjia diellore, ajo me erë dhe ujë, transmeton albinfo.ch. Synohet ulja e lëndëve djegëse fosile të importuara si thëngjilli, benzina dhe vajguri. Ndërkaq, referendumi do të mbahet për arsyen se SVP ka atakuar ligjin e ri për energjinë, të përmendur më lart. Ndryshe, të gjitha partitë tjera janë në favor të ligjit të ri.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










