Shkurt.ch
Cyrihu voton 60 për qind kundër heqjes së frëngjishtes nga shkollat fillore
Iniciativa kërkonte që gjuha e dytë e huaj të futej në program vetëm për ciklin e lartë (shkalla sekondare) të shkollës fillore
Votuesit në Kantonin e Cyrihut kanë hedhur poshtë me një shumicë të konsiderueshme prej 60 për qind, iniciativën popullore “Më shumë kualitet – një gjuhë e huaj më pak në shkollën fillore”, shkruan srf.ch. Kjo iniciativë kërkonte që gjuha e dytë e huaj të futej në program vetëm për ciklin e lartë (shkalla sekondare) të shkollës fillore, gjegjësisht nga klasa e gjashtë, transmeton albinfo.ch. Në një rast të tillë, asaj gjuhe – bëhet fjalë për frëngjishten – do t`i kushtoheshin numër më i madh i orëve të mësimit në ciklin e lartë.
Sipas iniciuesve, sistemi i sotëm shkollor ngarkon shumë nxënësit. E në mesin e iniciuesve është edhe Shoqata e Mësuesve e Kantonit të Cyrihut. Kështu, pas humbjes në vota, kryetarja e kësaj shoqate, LIlo Latzsch është shprehur e zhgënjyer sepse “nuk ia dolëm të bindim me argumentet tona”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, qeveria e kantonit ashtu si dhe shumica në parlament kanë qenë kundër iniciativës, të cilën e quajnë “hap mbrapa”. Sipas tyre, edhe shikuar nga ana politike e çështjes, iniciativa është me rrezik. Kjo për faktin se votuesit e Cyrihut , në viti 2008 kishin votuar në favor të konkordatit “Harmos” ndërsa me iniciativën e cila humbi, konkordati do të duhej të anulohej ose përshtatej.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë












