Shkurt.ch
SVP e Cyrihut, me iniciativë për kufizim të migracionit në nivel kantoni
Këtë iniciativë SVP-ja e Kantonit të Cyrihut e ka ndërmarrë si reaksion ndaj zbatimit, sipas saj, të pamjaftueshëm të iniciativës së votuar në nivel nacional kundër migracionit masiv, autore e së cilës ishte po ashtu SVP
Në Kantonin e Cyrihut, migracioni duhet të drejtohet nga vetë autoritetet e kantonit. Kështu, sipas SVP-së, ato do të merrnin ato si në drejtim të kufizimit të migrimit ose në përcaktimin e përparësisë së vendësve në tregun e punës, shkruan srf.ch.
Këtë iniciativë, SVP ka arritur ta kalojë edhe në Parlamentin e Kantonit, ndonëse me një shumicë fare të ngushtë dhe në mënyrë të përkohshme, transmeton albinfo.ch. Ajo i ka siguruar vetëm 60 vota, që është minimumi i kërkuar për të proceduar me iniciativën në parlament. Krahas SVP-së ka votuar vetëm edhe partia minore, EDU ndërsa të gjitha të tjerat kanë qenë kundër.
Këtë iniciativë SVP-ja e Kantonit të Cyrihut e ka ndërmarrë si reaksion ndaj zbatimit, sipas saj, të pamjaftueshëm të iniciativës së votuar në nivel nacional kundër migracionit masiv, autore e së cilës ishte po ashtu SVP.
Mbi bazën e iniciativës më të re të prezantuar nga deputeti Gregor Rutz, Qeveria e Kantonit duhet të përpunojë një dokument të cilin ia kthen sërish parlamentit për votim.
Sipas Rutz, “tepër shumë vende pune zihen nga të huajt sidomos në kanton, i cili është edhe punëdhënësi më i madh”, ka thënë ai. Po ashtu, ai ka tërhequr vërejtjen se “në vendin tonë vijnë tepër shumë njerëz që nuk i nevojiten ekonomisë sonë. Dhe ata që i nevojiten, nuk vijnë”.
Por partitë tjera e kanë kritikuar këtë iniciativë, secila nga këndvështrimi i vet, përcjell albinfo.ch. Kështu SP ka thënë në një reagim të saj se kjo iniciativë është një recept i gabuar për të mbrojtur punëtorët vendorë, kështu që ne i mbështesim edhe më tutje masat e marra në nivel nacional”. Ndërsa për FDP-në, kjo iniciativë përbën shkelje masive mbi tregun liberal të punës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













