Shkurt.ch
U nënshkrua Marrëveshja për Sigurimet Sociale Zvicër-Kosovë
Sot në Bernë, delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës miratuan tekstin final te marrëveshjen bilaterale për sigurime sociale, thuhet në një komunikatë të Ministrisë për punë dhe çështje Sociale të Kosovës
Siç ka paralajmëruar dje albinfo.ch, marrëveshja “për pensionet” në mes të Kosovës dhe Zvicrës është nënshkruar sot. “Delegacionet teknike të Kosovës dhe Zvicrës përfunduan negociatat dhe miratuan tekstin final te marrëveshjen bilaterale për sigurime sociale” thuhet në një komunikatë të Ministrisë për punë dhe çështje Sociale të Kosovës.
“Grupet teknike harmonizuan marrëveshjen e përgjithshme, marrëveshjen administrative si dhe formularët e nevojshëm qe do të nevojiten për implementimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet më tutje.
Me miratimin e sotëm te marrëveshjes i hapet rruga kësaj marrëveshje qe te kalojë procedurat tjera nëpër shtetet respektive deri në aprovimin final dhe fillimin e implementimit te saj.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të vazhdojë me ritëm të njëjtë te punojë që kjo marrëveshje sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme në Kosovë dhe te ratifikohet një ditë e më parë.
Për dy vite punë arritëm të kthejmë besimin në Institucionet e Kosovës dhe t’i ofrojmë zgjidhje një problemi mbi 5 vjeçar duke nënshkruar marrëveshjen e parë bilaterale në fushën e sigurimeve sociale për Republikën e Kosovës dhe më e rëndësishmja t`i ofrojmë një mundësi mijëra bashkatdhetarëve tanë që kanë kontribuar në vazhdimësi në ndërtimin e Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës.
Ministri i punës dhe i çështjeve sociale në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Arban Abrashi, një intervistë ekskluzive të dhënë një ditë më parë për albinfo.ch ka njoftuar lidhur me nënshkrimin e pritshëm të kësaj marrëveshjeje.
Siç dihet, nga 1 prilli i vitit 2010, qytetarët e Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe kanë vendosur të jetojnë në Kosovë, nuk kanë pasur të drejtë t`i marrin atje pensionet e tyre zvicerane. Një përpjekje tashmë 7 vjeçare e aktivistëve shqiptarë të sindikatës zvicerane Unia dhe e kolegëve të tyre zviceranë është kurorëzuar me sukses, pasi që ka arritur të sensibilizojë edhe Qeverinë e Kosovës për të shtyrë çështjen përpara.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard













