Shkurt.ch
I mbyturi me karrocë invalidësh në liqe, është shqiptar nga Llovca e Gjilanit
Siç merr vesh albinfo.ch nga facebook-u bëhet fjalë për B.SH.A nga fshati Llovcë e Gjilanit
Personi që ka humbur jetën të mërkurën në liqenin e Cyrihut është një shqiptar 42 vjeçar. Siç merr vesh albinfo.ch nga facebook-u, bëhet fjalë për B.Sh.A. nga fshati Llovcë, i Gjilanit.
Një person me karrocë invalidësh është nxjerrë të mërkurën pasdite nga Liqeni i Cyrihut. Provat për t`i bërë rianimacionin kanë rezultuar të pasuksesshme kështu që pak më vonë ai ka ndërruar jetë në spital, shkruajnë mediat zvicerane.
Sipas njoftimit të dhënë nga Policia e Qytetit, lajmi për personin e pajetë në liqenin e Cyrihut (në plazhin Tiefenbrunnen) ka ardhur në polici pasditen e të mërkurës. Para se të arrinte aty policia ujore, personeli për shpëtim i plazhit e kishte nxjerrë të mbyturin nga uji dhe kishte bërë përpjekje t`i kthente jetën përmes rianimimimit, transmeton albinfo.ch. Pastaj ai, në gjendje kritike ishte dërguar në spital, ku pak më vonë dhe kishte vdekur.
Policia është në kërkim të dëshmitarëve për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike mund të ulin kërkesën për disa lloje banesash, veçanërisht apartamentet në... -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë











